Lajme

Kina përjeton verën më të nxehtë që nga viti 1961

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 04 July 2023

Me temperaturat që kanë arritur në 35 gradë Celsius në ditët e fundit, Kina po përjeton verën më të nxehtë që nga viti 1961.

Sipas CNN, në 6 muajt e fundit në vend janë regjistruar temperatura të larta rekord. Në një deklaratë nga Qendra Kombëtare për Klimën, thuhet se këtë vit në vend janë përjetuar 4 valët e të nxehtit më efektiv në krahasim me vitet e mëparshme.

Me një mesatare prej 35 gradë po përjetohet vera më e nxehtë që nga viti 1961. Temperaturat e motit të cilat në disa ditë arrijnë mbi 40 gradë, prekin mbi 200 milionë njerëz në veri të vendit.

-Advertisement-

Kreu i Administratës Meteorologjike të Kinës, Zhou Bing tha se temperaturat ekstreme janë të lidhura me dukurinë e motit El Nino dhe se për këtë arsye në muajt e verës në jug të vendit ka më shumë reshje ndërsa në veri thatësirë.

Temperaturat në veri të vendit pritet të rriten edhe më tej.

– Në jugperëndim të vendit, katastrofë përmbytjesh

Në pjesën jugperëndimore të Kinës janë zhvendosur 10 mijë persona për shkak të katastrofës e cila cilësohet si “katastrofa më e madhe e përmbytjeve në 50 vitet e fundit”.

Në katastrofën e përmbytjeve janë shembur rreth 70 shtëpi. Sipas përcaktimeve të para parashikohet se dëmet arrijnë në 79 milionë dollarë.

Deri më tani në katastrofë nuk ka patur humbje jete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera