Uncategorized

Kina nxit Nismën e Zhvillimit Global

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 22 September 2022

Kina i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të zbatojë si duhet Nismën e Zhvillimit Global, duke rigjallëruar bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadër të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 dhe duke ndërtuar bashkësinë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Kështu u shpreh përfaqësuesi i Kinës në Zyrën e OKB-së dhe Organizata të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë Chen Xu në sesionin e 51-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së mbi problemet e të drejtave të njeriut në fushat ekonomike, shoqërore, kulturore, zhvillimore etj.

Sipas tij, në kushtet e ndryshimeve të mëdha, ndikimit të pandemisë në botë, dështimit të mëkëmbjes së ekonomisë botërore, zgjerimit të hendekut të zhvillimit midis Jugut e Veriut dhe dobësimit të vullnetit për bashkëpunim, vënia në jetë e Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2023 të OKB-së ndodhet para sfidave të panjohura më parë dhe rruga për arritjen e të drejtave të njeriut për çdo individ është ende e gjatë. “Jeta e lumtur është e drejta më e madhe e njeriut.

-Advertisement-

Nisma e Zhvillimit Global është një tjetër produkt publik për të nxitur kauzën botërore të të drejtave të njeriut, i cili është pritur pozitivisht nga bashkësia ndërkombëtare, duke u mbështetur prej mbi 100 vendeve të botës. “Kina është e gatshme ta trajtojë së bashku me vendet të tjera zhvillimin si detyrë parësore, ta zbatojë si duhet këtë nismë, të përtërijë bashkëpunimin ndërkombëtar për Agjendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030, të nxitë realizimin e të drejtave të zhvillimit në përmasë botërore dhe të ndërtojë bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit”, tha Chen Xu në fjalimin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera