Rajoni dhe Bota

Kina nxit gjallërimin rural me fokus qeverisjen në bazë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 26 April 2021

Gjallërimi rural është në krye të programit politik të Kinës pas shpalljes së fitores së plotë në luftën kundër varfërisë absolute.

Ideja u theksua edhe gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore të dielën. Ai vizitoi fshatin Maozhushan dhe qytezën Caiwan për të inspektuar punën mbi gjallërimin rural, qeverisjen në bazë dhe mbrojtjen ekologjike.

Në Maozhushan, presidenti Xi vizitoi një vreshtë dhe mësoi se si ky fshat, me ndihmën e sektorit të kultivimit të rrushit, arriti të zhdukë varfërinë dhe të marshojë drejt begatisë mbi bazën e politikës kombëtare për zbutjen e saktë të varfërisë.

Rasti i këtij fshati është përfaqësues i suksesit të Kinës, e cila, përmes tetë vjet përpjekjesh, çrrënjosi varfërinë absolute dhe tani e ka zhvendosur fokusin në gjallërimin rural.

Gjallërimi rural renditet si përparësia kryesore e Planit të 14-të Pesëvjeçar të Kinës, duke u parë si një masë efektive për të konsoliduar arritjet e zbutjes së varfërisë dhe për të arritur lulëzimin e përbashkët gjatë ndërtimit të një vendi modern socialist. Ndërsa për fshatarët, gjallërimi rural do të thotë të ardhura më të larta, mjedis më i mirë dhe kushte të përmirësuara jetese.

Gjatë vizitës së tij, Xi e përqendroi vëmendjen në qeverisjen bazë në fshat. Ai u bëri thirrje zyrtarëve të përmirësojnë qeverisjen në nivel bazë për të përmirësuar efikasitetin e zbatimit të politikave dhe për të sjellë përfitime konkrete për banorët e fshatit.

Mbrojtja ekologjike është një fushë tjetër kryesore ku Xi është përqendruar që nga vizita e tij e fundit në Guangxi në vitin 2017.

Të dielën pasdite, Xi bëri një vizitë në lumin Lijiang për të parë përpjekjet për ruajtjen e ekologjisë së lumit.

Xi hipi në një varkë për të inspektuar kushtet ekologjike. Ai theksoi administrimin e gjithanshëm të lumit dhe u kërkoi zyrtarëve të mbrojnë mjedisin ekologjik dhe të shmangin rrugën e vjetër të zhvillimit të ekonomisë në kurriz të mjedisit.

Lijiang-u, që vlerësohet si një nga lumenjtë më të bukur në botë, shtrihet më shumë se 400 kilometra nëpër male piktoreske karstike, duke tërhequr qindra mijë vizitorë çdo vit.

Gjatë turneut të tij inspektues në qytezën Caiwan në kontenë Quanzhou të qytetit Guilin, Xi vizitoi gjithashtu një park përkujtimor kushtuar Betejës së Lumit Xiangjiang gjatë Marshimit të Madh në vitet ’30 të shekullit të kaluar, dhe vendosi një kurorë lulesh në nderim të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe të rënë në këtë betejë.

Të tjera