Auto&Tech

Kina nis 5G, shpejtësia: 7 GB në sekondë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 13 June 2017

Huawei ka përfunduar verifikimin e zgjidhjeve teknologjike të 5G-së. Kompania kineze e konsideruar lider global në fushën e informacionit, teknologjisë dhe komunikimit, e realizoi provën në terrenin më të madh të testimit, atë të Huairou-së në Pekin.

“Niveli i transferimit të të dhënave për smartfonët mbërriti 7 GB për sekondë; kjo është një shpejtësi e paprecedent në rrjetet e telefonisë së lëvizshme. tani kemi shumë indekse teknike që klasifikohen në vendin e parë në rang ndërkombëtarë kundrejt teknologjisë të tjera të avancuara të botës”, u shpreh Tong Wen, shkencetar i Huawei.

Kjo është e dyta e tre fazave të testimit të organizuara nga grupi promovues i kësaj teknologjike, IMT-2020, i krijuar në 2013-tën për koordinimin e përpjekjeve të operatoreve më të mëdhenj të shërbimit të telefonisë së lëvizshme në vend, prodhuesve dhe instituteve kërkimore. Testet e nisura një vit më parë duhet të përfundojnë në 2018-tën dhe përfshijnë verifikimin kyç të teknologjisë, atë të zgjidhjeve teknologjike dhe në fund, verifikimin e sistemit.

-Advertisement-

Standardizimi ndërkombëtar i 5G-së, sipas kreut të komitetit të konsultimit strategjik në shoqatën kineze të standardeve të komunikacionit, Xi Guohua, nisi në 2017-ten dhe niveli i pare i tij duhet te kompletohet nga fundi i vitit. komercializimin e rrjeteve mobile 5G, Kina synon ta arrijë në 2020-tën. Shpejtësia e internetit që ajo premton të sjellë,  mjafton për të shkarkuar një film në format Ultra HD në më pak se 10 sekonda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera