Lajme

Kina në vetëizolim/ Mbyllen 14 qytete, Muri i Madh kinez, Disneyland dhe pika të McDonald

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 24 January 2020

Kina ka hyrë në izolim sot pasi autoritetet dhe bizneset po përpiqen të mbyllin pikat turistike dhe sistemet e transportit publik në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 26 njerëz.

Në një kthesë drastike të ngjarjeve, një pjesë e Murit të Madh të Kinës dhe Disneyland në Shanghai janë mbyllur pasi autoritetet po përpiqen të ndalojnë përhapjen e koronavirusit në mes të frikës, madje 10,000 tashmë janë infektuar me virusin vrasës.

Të paktën 14 qytete, shtëpi për rreth 41milion njerëz, raportohet se kanë kaluar në një formë të bllokimit në dy ditët e fundit, me ndalimin e transportit publik dhe mbylljen e rrugëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera