Shëndetësi

Kina ka shëruar 95% të infektuarëve me këtë ilaç, e aporovon dhe SHBA tek pacientët e vet

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 26 March 2020

Një ilaç artriti që përdoret për të trajtuar koronavirusin në Kinë shëroi 95 përqind të pacientëve me sëmundje kritike, kanë pohuar shkencëtarët.

Tocilizumab, i quajtur ndryshe edhe si Actemra, merret nga pacientë me artrit reumatoid për të ulur inflamacionin.

Mjekët kinezë ua dhanë 20 pacientëve gjatë pikut të epidemisë së vendit dhe pretendojnë se 19 u larguan nga spitali brenda dy javësh.

-Advertisement-

Për shkak se tocilizumab është një ilaç ekzistues, ai mund të eksperimentohet lehtë nga shkencëtarët.

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë që prej asaj kohe kanë aprovuar Actemra për të trajtuar pacientët me koronavirus me dëmtim serioz të mushkërive si rezultat i inflamacionit të lartë – përgjigja e trupit ndaj koronavirusit.

Tashmë është ndezur nga drita jeshile edhe nga FDA që ky ilaç të provohet tek pacientët me koronavirus në SH.B.A, u tha dje.

Asnjë pacient në Mbretërinë e Bashkuar nuk mendohet se e ka marrë ilaçin akoma, në prova ose kujdes klinik.

Tocilizumab përdoret për të trajtuar të rriturit me artrit reumatoid, si dhe disa lloje të artritit fëminor.

Zakonisht tregtohet nën emrat RoActemra dhe Actemra, prodhuar nga firma farmaceutike zvicerane Roche.

Ilaçi i recetës funksionon duke ulur nivelet e proteinës IL-6 në trup, nga të cilët njerëzit me artrit reumatoid ose një gjendje tjetër autoimune kanë shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera