Rajoni dhe Bota

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 03 August 2021

Kina ka dorëzuar 350 milionë doza vaksinash për bashkësponsorët e Nismës “Një brez, një rrugë” për Bashkëpunimin për Vaksinat anti-Covid, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Zëdhënësi tha në një deklaratë për shtyp se Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm Wang Yi kryesoi Konferencën e nivelit të lartë të Azisë dhe Paqësorit mbi Bashkëpunimin e Nismës në qershor të këtij viti.

Gjatë takimit, Kina dhe 28 vende filluan së bashku partneritetin për bashkëpunimin për vaksinat anti-Covid, duke bërë thirrje për bashkëpunim më të fortë në ndihmën për vaksinat, eksportin dhe prodhimin e përbashkët.

-Advertisement-

Kina ka zbatuar në mënyrë aktive nismën dhe ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me bashkësponsorët në një total prej 775 milionë doza vaksinash, përfshirë në formën e koncentrateve, nga të cilat janë dorëzuar 350 milionë doza, tha zëdhënësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera