Rajoni dhe Bota

Kina i ka ofruar Indisë koncentrues të oksigjenit për përballimin e situatës pandemike

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 05 May 2021

Kina i ka ofruar Indisë shumicën e koncentruesve të oksigjenit dhe vazhdon prodhimin e koncentruesve të oksigjenit dhe pajisjeve të tjera mjekësore për këtë vend, tha ambasadori kinez në Indi Sun Weidong në një postim në “Twitter” .

Të enjten e kaluar, ambasadori tha se Kina i ka ofruar Indisë mbi 5 000 ventilatorë, 21 569 gjeneratorë oksigjeni, mbi 21.48 milionë maska dhe afro 3 800 tonë ilaçe qysh nga prilli.

Gjithashtu, edhe kompanitë e organizatat private kineze po përdorin kanalet e tyre për të ofruar ndihma të ndryshme për Indinë, shtoi ai.

-Advertisement-

Guo Guangchang, kryetari i kompanisë “Fosun International”, deklaroi më 2 maj dërgimin e një kontingjenti tjetër furnizimesh mjekësore prej 15 000 koncentratorësh oksigjeni, që do të çohen në zonat kryesore të prekura nga pandemia në Indi.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 në Indi i kaloi 20 milionët të martën, ndërsa vala e dytë e COVID-19 ka shkaktuar mungesë të barnave, pajisjeve, oksigjenit dhe shtretërve në spitalet në disa shtete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera