Uncategorized

Kina, fuqi në shpikjen e teknologjisë së kapjes së karbonit

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 25 November 2021

Në uebsajtin e gazetës britanike “The Times” u publikua të hënën një artikull, sipas të cilit, teksa po bën përpjekje për tërealizuar asnjanësimin e karbonit para vitit 2060, në konkurrencën e zhvillimit tëteknologjisë së kapjes së karbonit, Kina po i tejkalon konkurrentët e vet.

Sipas analizës së “BDO China Shu Lun Pan CPAs”, në vitin e kaluar financiar, Kina shpiku rreth 81% të teknologjive të reja me patenta tëkapjes së karbonit në glob, duke u bërë fuqia nr. 1 në shpikjen e teknologjive të kapjes sëkarbonit në botë. ShBA-ja zë vendin e dytë nëkëtë fushë. Teknologjitë e reja të kapjes sëkarbonit të shpikura nga ShBA-ja zënë 9 % tëtotalit, kurse Britania zë vetëm 1%, duke mbetur prapa vendeve të tjera tëindustrializuara.

Sipas njoftimeve, numri i përgjithshëm i teknologjive me patenta të kapjes së karbonitështë shtuar 22 %, nga 167 nga viti 2019 deri në vitin 2020 në 203 nga vjet deri sivjet. Ndër 203 teknologji me patenta të kapjes së karbonit të regjistruara vitin e kaluar, 164 prej tyre janë nga Kina, ShBA-ja ka 18 dhe Britania ka 2.

Të tjera