Uncategorized

Kina fillon përzgjedhjen e kontingjentit të 4-t të astronautëve

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 04 October 2022

Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA) njoftoi që ka filluar përzgjedhja e kontingjentit të 4-t të astronautëve që do të marrin pjesë në misionet e mëvonshme hapësinore të Kinës.

Do të përzgjidhen 12-14 kandidatë, duke përfshirë 7 ose 8 pilotë. Po ashtu do të zgjidhen dhe inxhinierë, si dhe dy ekspertë ngarkimi.

Pilotët do të përzgjidhen nga forcat e armatosura kineze, inxhinierët nga kërkuesit e teknikët në aeronautikë a industritë përkatëse, ndërsa ekspertët e ngarkimit do të zgjidhen prej atyre që bëjnë kërkime në shkencën hapësirore.
Për herë të parë, vendet për ekspertët e ngarkimit do të hapen edhe për aplikantët nga rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos.

-Advertisement-

Procedura e përzgjedhjes do të zgjasë rreth 18 muaj.

Tani Qendra e Astronautëve po trajnon kontingjentin e 3-të të 18 astronautëve para se ata të kualifikohen për misionet në hapësirë.
Kina ka gjithsej 21 astronautë të brezit të parë dhe të brezit të dytë. 14 ndër ta kanë marrë pjesë në nëntë misione, duke përfshirë edhe misionin e fundit “Shenzhou-14”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera