Rajoni dhe Bota

Kina e “feston” ditën kombëtare me numër rekord të aeroplanëve afër Tajvanit

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 02 October 2021

Një numër rekord prej 38 aeroplanësh ushtarakë kinezë janë futur në zonën e mbrojtjes së Tajvanit në kohën kur Pekini e shënon themelimin e Republikës Popullore të Kinës, thanë zyrtarët në Taipei.

Shfaqja e forcës në ditën kombëtare afër ishullit me vetëqeverisje demokratike, të cilin Kina e cilëson si territor të saj, ndodhi në javën e njëjtë kur shteti komunist e akuzoi Britaninë e Madhe për dërgimin e një luftanije në Ngushticën e Tajvanit “për qëllime të djallëzuara”.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit raportoi të premten se aeroplanët luftarakë të saj kanë penguar 18 aeroplanë të tipit J-16 dhe katër të tipit SU-30, dy bombardues të tipit H-6 dhe një aeroplan anti-nëndetëse, shkruan The Guardian.

-Advertisement-

Më pas, në orët e hershme të së shtunës, kjo ministri tha se 13 aeroplanë të tjerë kinezë ishin të përfshirë në një mision të natës së të premtes – 10 të tipit J-16, 2 të tipit H-6 dhe një aeroplan për paralajmërim të hershëm.

Tajvani tha se ka dërguar në qiell aeroplan luftarakë për t’i penguar aeroplanët kinezë dhe i ka vënë në gjendje gatishmërie sistemet mbrojtëse raketore për t’i vëzhguar ata.

Rekordi i mëparshëm i aeroplanëve kinezë që ishin futur në zonën e mbrojtjes së Tajvanit u shënua në qershor të këtij viti, kur Kina dërgoi 28 aeroplanë.

Kohëve të fundit, Kina e ka shtuar presionin politik dhe ushtarak për ta detyruar Tajvanin që ta pranojë sovranitetin kinez, por Tajvani thotë se është shtet i pavarur dhe se do t’i mbrojë lirinë dhe demokracinë e vet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera