Kina do t’i japë fund karantinës për udhëtarët në janar

Autori: Gazeta inFokus
11:18 | 27 December 2022
Kina do të heqë masën e karantinës për udhëtarët nga 8 janari, thanë zyrtarët. Kjo paraqet një ndryshim të madh në politikën e shtetit kinez të zero-COVID.
Pas tre vjetësh të mbylljes së kufijve, ky vendim në mënyrë efektive rihap shtetin ndaj atyre që janë të pajisur me viza pune dhe viza studimore, apo që dëshirojnë të vizitojnë familjarët e tyre në Kinë.
Megjithatë, ky vendim vjen në kohën kur Kina po përballet me një shpërthim të ri të virusit, pas lehtësimit të masave.
Raportohet se spitalet janë të stërngarkuara dhe personat më të moshuar po vdesin.
Numri i saktë i infektimeve ditore dhe vdekje aktualisht nuk dihet, pasi autoritetet kanë ndaluar së publikuari të dhëna për koronavirusin.
Javën e kaluar, për çdo ditë në Kinë janë raportuar rreth 4.000 infektime dhe disa vdekje.
Të dielën, autoritetet njoftuan se nuk do të publikonin të dhëna për sëmundjen COVID-19. Por, sipas të dhënave të kompanisë shëndetësore britanike, Airfinity, vlerësohet se Kina po regjistron mbi 1 milion infektime dhe 5.000 viktima në ditë, ka raportuar Reuters.
Kina është ekonomia e fundit e madhe në botë që ka lehtësuar masat, pas tre vjetësh të izolimit dhe masave të ashpra që përfshinin mbylljen e kufijve, karantinimin e detyrueshëm për të infektuarit dhe personat e kontaktit.
Politika e ashtuquajtur zero-COVID goditi ekonominë kineze dhe vendosi kufizime të ashpra ndaj qytetarëve.
Lehtësimi i disa masave kundër COVID-19 erdhi pas protestave në nëntor kundër presidentit Xi Jinpgin.
Por, mbyllja e kufijve ishte masa e fundit e ashpër në Kinë. Që nga marsi i vitit 2020, kushdo që ka hyrë në Kinë është futur në karantinim të detyrueshëm deri në tre javë. Por, periudha e karantinimit më pas u zvogëlua në pesë ditë.
Komisioni Kombëtar Shëndetësor tha se COVID-19 do të klasifikohet në Kategorinë B të sëmundjeve infektive më 8 janar.
Kjo nënkupton se masa e karantinës do të hiqet, edhe pse udhëtarët që shkojnë në Kinë do të duhet të kryejnë një test PCR. Po ashtu, sipas vendimit të ri, shteti do të heqë kufizimin se sa fluturime brenda dite mund të realizohen.
Autoritetet po ashtu thanë se janë “optimistë” se përmes marrëveshjeve për viza, të huajt mund të shkojnë në Kinë për punë apo studime, por edhe për të vizituar familjarët e tyre.
Është e paqartë nëse këtu përfshihen edhe vizat turistike, por autoritetet thanë se pilot-programi do të nisë me të huajt që udhëtojnë përmes anijeve ndërkombëtare.
Vendimi po ashtu lejon kinezët të udhëtojnë sërish jashtë vendit.
Rastet e para me sëmundjen COVID-19 fillimisht ishin regjistruar në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019. Kjo sëmundje ngjitëse u përhap shpejt nëpër botë dhe sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në mbarë botën janë regjistruar mbi 600 milionë infektime dhe mbi 6.6 milionë viktima./REL

Të tjera
-
Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, Kreu i KGJK’së: Deri tash Gjykata për këtë rast me përpikmëri e ka zbatuar ligjin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës T...
-
Begaj në Amerikë, i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt n...
-
Moti për 5 ditët e ardhshme: Me diell, vranësira dhe reshje shiu
Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell,...
-
Këta janë PIN-at që nuk duhet t’i përdorni – mund të thyehen lehtësisht
Kodet PIN janë një ndër format më të zakonshme të mbrojtjes së pajisjeve dhe ...
-
Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë te Ambasadori, shkon aty edhe Kurti
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar për një konkurs të shkrimit të st...
-
Gjermania “shtrëngon” ligjet e imigracionit, ndalon bashkimin familjar për këta persona
Qeveria gjermane planifikon të zbatojë një marrëveshje koalicioni javën e ard...
-
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr
Gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqje në veri të vendit në nëntor...
-
Gjuajtje me armë gjatë ahengjeve familjare, arrestohen dy persona në Ferizaj
Gjatë ditës së diel, në dy raste të ndara në Ferizaj, Policia ka hasur në ras...
-
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare
Një aksident tragjik u mori jetën tre shqiptarëve në Gjermani mëngjesin e kës...
-
Tre shqiptarë vdesin në një aksident trafiku në Koblenz të Gjermanisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se n...
-
Zbulimi i hershëm i sepsës, SHSKUK bëhet me pajisje moderne për hemokulturë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhuruar pesë pajisje ...
-
Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri
Një vajzë adoleshente ndodhet në gjendje kritike në spital pas një zjarri të ...