Lajme

Kina dëshiron zgjidhje paqësore, por tensionet mes SHBA-së dhe Koresë Veriore vazhdojnë të rriten

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 30 Maj 2017

Diplomati kryesor i Kinës, Yang Jiechi, ka thënë sot se vendi i tij insiston në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore, pas një serie të testimeve të raketave nga Koreja Veriore.

“Qëndrimi i Kinës [për Korenë Veriore] është e qartë dhe ka qenë e vazhdueshme,” ka thënë Yang, këshilltari shtetëror i Kinës, transmeton Express.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Japonisë, Fumio Kishida.

-Advertisement-

“Ne insistojmë për një zgjidhje paqësore përmes mënyra paqësore,” ka thënë ai.

Dje në mëngjes, Koreja Veriore e testoi një raketë me rreze të shkurtra veprimi. Ky ishte testimi i gjashtë vetëm këtë vit, përkundër presionit dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Ndërsa sot, Veriu tha se e ka një dhuratë edhe më të madhe për SHBA-në.

Në anën tjetër, SHBA-ja ka kohë që ka thënë se durimi është sosur me Veriun.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy