Shëndetësi

Kimikatet nga sapuni ulin kualitetin e spermës

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 25 August 2017

Parabeni gjendet si përbërës në shumë shampone, sapunë, pastrues, xhel flokësh, produkte tualeti të fytyrës, veçanërisht për gratë, detergjente, krem për rrezitje, etj

Ky lloj përbërësi ul kualitetin e spermatozoideve dhe ndryshon formën e tyre, si dhe madhësinë e tyre, duke i bërë abnormale, gjë e cila lidhet me mos pjellorinë,  pohojnë shkencëtarët. Parabeni ndryshon edhe ADN në spermë dhe kufizon shpejtësinë e spermatozoideve. Kjo shkakton probleme në ngjizje. Paraben ka kudo rreth nesh, shkruan Daily Mail.

Ekspertët thonë se është vështirë të shmanget parabeni, por duhet përpjekur për uljen e ndikimit të tij në trupin tonë, duke përdorur prodhime, në të cilat shkruan se nuk përmbajnë paraben. Në një studim të kryer është bërë analiza e urinës së 315 meshkujve, të cilët më parë kishin vizituar klinikën për pjellori.

-Advertisement-

Sasia e parabenit në këto mostra ka qenë dukshëm e lidhur me pjellorinë.  Lloji më i rrezikshëm i parabenit, butilparaben, është treguar jashtëzakonisht i dëmshëm për spermë dhe ndikon dukshëm në rënien e kualitetit të saj. Parabeni përdoret edhe në kozmetikë, industrinë farmaceutike, pesticide, plastikë, lodra, etj. Më të shpeshtët janë metilparaben, propilparaben dhe butilparaben.

Prodhuesit ndonjëherë kombinojnë parabenët për të forcuar ndikimin e tyre.  Vetëm disa prej tyre janë të ndaluar në BE, por janë të lejuar në pjesët tjera të botës. Agjencia amerikane për ushqim dhe barna (FDA) lejon përdorimin e tyre.

Përveç ndikimit në pjellori, parabeni mund të shkaktojë probleme neurologjike dhe të imunitetit, paralajmërojnë ekspertët e Institutit nacional shëndetësor në SHBA. Ata janë rrezik potencial në shkaktimin e kancerit të gjirit, konfirmon një studim i Universitetit Reding. Parabeni, sipas një studimi tjetër shkencor, mund të shkaktojë çrregullimin e gjëndrës tiroide dhe të ndikojë në shkaktimin e kancerit të lidhur me hormonet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera