Lajme

Kimi e shkarkon diplomatin veteran, Koreja e Veriut me ministër të ri të Jashtëm

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 24 January 2020

Koreja e Veriut konfirmoi Ri Son Gwon si ministrin e saj të ri të Jashtëm, njoftoi sot agjencia shtetërore koreano-veriore e lajmeve KCNA.

Ministri i ri i Jashtëm është i papërvojë në fushën diplomatike, por ai luajti një rol kyç në bisedimet ndërkoreane, në postin e mëparshëm si kryetar i Komitetit të Ribashkimit.

Emërimi i tij vjen në një kohë kur udhëheqja e Phenianit e ka riashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Uashingtonit dhe Seulit.

-Advertisement-

”Shkarkimi i Ri Yong Ho, i cili ndoqi bisedimet e dështuara bërthamore në Hanoi me presidentin amerikan Donald Trump, në shkurt, përkoi me një riorganizim të kabinetit”, sipas NK News, me qendër në Seul.

”Ri Yong Ho largohet nga posti pas një karriere 38-vjeçare në marrëdhëniet me jashtë, gjatë së cilës ai gjithashtu veproi si një nga zëdhënësit më të lartë për Korenë e Veriut”, shtoi NK Nees.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera