Rozë

Kim zbulon sekretin se si e ngjiste gjoksin me… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 14 November 2019

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka zbuluar së fundmi hap pas hapi në “Instagram”, mënyrën se si të keni një dekolte fantastike.

39-vjeçarja ka pranuar se dikur përdorte ngjitës për të mbajtur gjoksin lart. Ajo u shpreh se ngjitësi i bën shumë keq lëkurës kur e heq pasi nuk është krijuar për këtë funksion.

Madje përdorimi i ngjitësit letër ka qenë prej kohësh një truk i stilistëve për një gjoks të ngritur të modelve nën veshje edhe pse është e dhimbshme kur e heq.

-Advertisement-

Por tani ajo ka bërë një shpikje të re, e cila është pa dhimbje. Kardashian zbuloi se ka prodhuar bashkë me linjën e saj të korseve SKIMS disa shirita ngjitëse në ngjyra në ndryshme sipas lëkurës, për të krijuar dekoltenë perfekte.

Ajo tregoi sesi vendosen këto shirita për të pasur një gjoks të ngritur nëpërmjet një modeleje “topless”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera