Kim merr një vendim që do t’i habisë fansat e saj

Autori: Gazeta inFokus
22:40 | 11 October 2017
Kim Kardashian ka thënë se e ka humbur dëshirën për vëmendje të publikut dhe fansave.
“Nuk dua të jem ashtu si isha. Sa e dëshpëruar isha që shkojna secilën natë në restorant, sikur doja vetëm të dukesha, sepse e dija se ka kamera gjithmonë aty, kështu që vrapoja të isha aty”, ka thënë ajo në njërën nga episodat e reality show të familjes së saj “Keepin Up With the Kardashians”.
Po ashtu në këtë episod të së dielës, Kim poashtu pa një set fotografish me bikini që kishte realizuar në muajin prill në Meksikë.
Ajo dukej se nuk i pëlqente ato e madje komentoi se si kishte nxitur kritika nga njerëzit në rrjetet sociale.
“Unë po bëj të gjitha veprimet që të jem sa më diskrete dhe të ruajë jetën time private sa më shumë që mundem, por më pas bën disa fotografi, e nëse ato nuk janë perfekte, njerëzit të kryqëzojnë. Kjo është frustruese”, tha ajo derisa po bisedonte me mikeshat e saj.
Por ajo ka pohuar poashtu se “përcjellja deri në detaje” e çdo veprimi të saj nuk është arsyeja e vërtetë për ndryshimin e saj, që tani nuk e do vëmendjen e publikut.
Më parë në këtë episod, ajo tregoi se është shumë e shqetësuar, pas vjedhjes së vitit 2016 që i ndodhi në Paris.
Në këtë vjedhje, ajo u mbajt peng, ndërsa sulmuesit e saj vodhën unazën e saj të martesës nga burri Kanye West dhe bizhuteritë e tjera që arrinin në vlerën prej 9.5 milionë dollarësh.
Më vonë u bë e ditur se ata që e vodhën dhe e mbajtën peng përdorën mediat sociale për të planifikuar krimin.
Është veçanërisht e çuditshme që Kardashian të thotë se ajo tani s’e do vëmendjen e publikut.
Ajo fillimisht u bë e famshme duke u parë në publik me të famshëm si Paris Hilton, dhe më pas u bë një megastar duke i lejuar kamerat e E! të zhironin jetën e saj dhe të familjes së saj në “Keeping Up With the Kardashians”.

Të tjera
-
Epopeja e Dukagjinit, Haradinaj bën homazhe nesër te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan
Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit e cila shënohet nesër, kryet...
-
Të hënën rikthehen seancat në Hagë, prokuroria në ditët përfundimtare
Pas një pauze prej tri javësh, këtë të hënë palët do të kthehen sërish në gjy...
-
Kreu i BSPK: Të rinjtë që janë shtylla e së ardhmes po kërkojnë mundësi jashtë vendit
Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së, ka thënë se liberalizimi ka sjellë mundësi ...
-
Avokati i ish-arkëtarit të BIK hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut në avullimin e 166 mijë eurove
Kastriot Feka, avokat i ish-arkëtarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ko...
-
Përvjetori i vdekjes së Albright, Haradinaj: E kujtojme për veprën titanike për Kosovën e lirë dhe të pavarur
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkr...
-
Grenell i del në mbrojtje emisarit të Trump që po negocion me Putinin: S’është e lehtë, ai do të ndihmojë të shpëtohen mijëra jetë
Plani kryeminstrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer për një forcë ...
-
Prishtina sonte po renditet e 71-ta në botë për ndotje të ajrit
Kryeqyteti jonë po renditet i 71-ti në botë, sa i përket ndotjes së ajrit. ...
-
Shtrenjtimi i tretë i rrymës: ‘Qeveria me pajtueshmëri të plotë’, ‘Efektet mund të jenë shkatërruese’
Fushata gojë-ëmbël zgjedhore shkoi, ithtësia nxori kokën. Për të tretën he...
-
Berisha për 333 ditët në arrest shtëpie: Projektova Shqipërinë madhështore
Nga Napoli ku u takua aty me shqiptarët si pjesë e turit të tij me diasporën,...
-
Kundërshtari kryesor i Erdoganit u burgos në ditën kur pritet të nominohet si kandidat për president
Ekrem Imamoglu, rivali i Recep Tayyip Erdogan, dërgohet në paraburgim së bash...
-
Dodik: Do të rikandidoj për president të Republikës Sërpska
Presidenti i Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili ...
-
Trevjetori i vdekjes së Albright, Hoxhaj: Populli i Kosovës s’do ta harrojë kurrë
Sot janë bërë tri vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albr...