Rozë

Kim Kardashian rrëfen mes lotësh ngjarjen më të frikshme të jetës: Mendoja se do më gjenin të vdekur në dhomë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 20 October 2020

Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi disa detaje mjaft interesante nga jeta e saj private. Ajo ishte e ftuar në emisionin “My Next Guess Needs No Introduction” të David Letterman. Gjatë bisedës, 39-vjeçarja zbuloi se si i vodhën disa sende me vlerë në një hotel në Paris, para 4-vitesh.

Kim u shpreh se në atë kohë ka udhëtuar drejt Parisit me motrën e saj, Kourtney, me rastin e javës së modës. E duke qenë se ishin të pranishme në një event të rëndësishëm, ylli televiziv shtoi se motra e saj kishte marrë me vete të gjitha bizhuteritë e saj (Kim-it).

Ajo tregoi se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë më parë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” tregoi se mbrëmjen e grabitjes Kourtney u largua nga hoteli bashkë me truprojën dhe Kim mbeti e vetme në dhomë.

-Advertisement-

Më pas gjatë intervistës, 39-vjeçarja tregoi se si gjatë orës 3 të mëngjesit kishte dëgjuar disa zhurma nëpër shkallë dhe po kuptonte se disa njerëz po i afroheshin dhomës së saj, ndaj vendosi të kërkonte menjëherë ndihmë. Gjatë momentit që po fliste për ngjarjen e tmerrshme, Kim shpërtheu në të qara.

Kim Kardashian rrëfeu se në momentin e grabitjes ishte e veshur vetëm me një rrobdishan dhe mendoi se ndonjë nga hajdutët mund ta përdhunonte.

“Po mendoja, ‘Në rregull, tani do të më përdhunojnë. Kjo do të ndodhë, thjesht përgatitu. Kështu që u përgatita dhe pastaj – nuk e di pse po qaj, kam folur për këtë më parë – dhe pastaj ai më lidhi me pranga dhe kravata me zinxhir dhe pastaj më vendosi shirit ngjitës në gojë e në sy”, rrëfeu Kim mes lotësh.

“Mendoja vetëm për Kourney, mendoja se ajo do të vinte në shtëpi dhe do të më gjente të vdekur në dhomë dhe do të mbetej e traumatizuar për gjithë jetën”, vijoi ajo.

Kim tha se e gjithë ajo ngjarje ishte e mirëorganizuar, sepse nuk kishte se si hajdutët të hynin aq lehtë në dhomën e saj të hotelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera