Rozë

Kim Kardashian i qet në shesh, del pa jelek rrugëve

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 16 November 2017

Kim Karadashian kishte arsye për të festuar të mërkurën në mbrëmje pasi kishte arritur të fitonte 10 milionë dollarë nga parfumet e saj në ditën e parë të shitjes, përcjellë GazetaBlic.

© BackGird

Ylli televiziv, e cila është tashmë 37 vjeçe, u ra në sy njerëzve me xhaketën e saj elegante kur ekspozoi plotësisht një pjesë të gjoksit, pasi doli për të festuar në restorantin Nobuo në Malibu  fillimin e suksesshëm të tri parfumeve të limituara.

© BackGird

Duke zgjedhur për të shkuar pa jelek, ylli i realitetit ishte siguruar që ta merrte vëmendjen përderisa hyri brenda e shoqëruar nga një numër i vogël i njerëzve përfshirë këtu edhe stilistin e flokëve, Jen Aktin, shkruan DailyMail.

-Advertisement-

Paraqitja e saj erdhi pak pasi tri parfumet e saj u bënë të disponueshme për t’u blerë online. TMZ pretendon se parfumet e reja i kanë sjellë asaj 10 milion dollarë, pavarësisht se fansat nuk kanë mundur ta nuhasin se çfarë arome ka ai parfum.

Me vetëm 300,000 shishe në dispozicion, raporti thotë se të tre aromat pritet që të shiten të enjten – vetëm 24 orë pas lansimit të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera