Rozë

Kim Kardashian me poza provokuese, vë në pah qaforen një milion dollarëshe

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 26 October 2020

Kim Kardashian është ndër personazhet më të komentuar në ‘showbizin’ ndërkombëtar.

Së fundmi ajo është parë duke pozuar për biznesin e saj ‘KKW Beauty’, teksa mori vëmendje të madhe me paraqitjen, shkruan Daily Mail.

Me një veshje të bardhë që i theksonte linjat trupore, bukuroshes brune i ishte vënë në pah edhe një aksesorë mjaft i shtrenjtë.

Bëhet fjalë për qaforen që vlen një milion dollarë, i cili përpos shkëlqimit që ka posedon edhe një diamant në mes.

Ajo po ashtu përmes këtyre fotosesioneve mundohej që të reklamonte linjat e reja të veshjes nga Skims.

Sidoqoftë kësaj, vite më parë një pjesë e madhe e aksesorëve të shtrenjtë i ishte vjedhur në Paris, ku edhe ishte kërcënuar me armë.

Ylli i KUWTK ishte prezentë në ‘Paris FashionWeek’ me Kourtney, ndërsa kur u kthye në ndërtesën ku qëndronte u përballë me hajdutët.

Të tjera