Rozë

Kim Kardashian magjepsëse në pozat me bikini

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 13 October 2020

Edhe pse edhe nuk është afruar ditëlindja e saj, Kim Kardashian ka filluar të festojë.

Bukuroshja brune përmes rrjete sociale ka sjellë disa imazhe provokuese, teksa shihet ‘brenda’ një ëmbëlsire, shkruan Daily Mail.

Ajo do të mbush 40 vjeç me datën 21 tetor të këtij viti, ndërsa festën duhet se do ta fillojë një javë më parë.

-Advertisement-

Në disa postime të tjera ajo duket mahnitëse, ndërsa merrte poza para kamerës e veshur me një palë bikini me shkëlqim.

Derisa pozonte para tortës gjigante, Kim është parë të jetë veshur pantallona transparente të po të njëjtës ngjyrë, të cilat ia theksonin linjat e bujshme trupore.

Që kur ka filluar të reklamojë produktet e saj të bukurisë, duket se Kim ka hequr dorë nga aksesorët e ndryshëm.

Vlen të përmendet se ajo ka vendosur që të dhurojë një milion dollarë tek Armenia Fund, për të ndihmuar ndaj konflikteve që ka me Azerbajxhan.

Këtë mbështetje ajo është duke bërë për shkak të origjinës, pasi babai I saj, Robert Kardashian, ka prejardhje nga Armenia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera