Rozë

Kim Kardashian harron përfundimisht Kanye West, ‘hidhet’ në krahët e të dashurit 13 vjet më të ri

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 19 November 2021

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë. Kim, 41 vjece, nënë e 4 fëmijëve dhe Pete, 28, u panë të kapur për dore të mërkurën ndërsa festonin ditëlindjen e tij në Palm Springs, Kaliforni.

As Kim dhe as Pete nuk mund të fshihnin buzëqeshjet e tyre teksa bënë një shëtitje pranë rezidencës në vlerë prej 12 milionë dollarësh të mamasë së saj Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke lënë pak dyshime se marrëdhënia e tyre është më shumë se një fluturim kalimtar.

Ndërkohë, Kanye, 44 vjeç, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u lidh për pak kohë me modelen Irina Shayk në qershor.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Pete, i cili mbushi 28 vjeç të martën, ka qenë më parë i lidhur me një mori vajzash të famshme, duke përfshirë yllin e “Bridgerton”, Phoebe Dynevor, Kate Beckinsale dhe ish-të fejuarën e tij, Ariana Grande.

Në fotografitë e siguruara nga DailyMail, nëna e katër fëmijëve Kim mund të shihet duke treguar të linjat e saj të famshme trupore e veshur me një triko të bardhë dhe një palë geta gri të mëdha, teksa mban për dore Pete-n i cili kishte veshur pizhamet e markës së saj “SKIMS” dhe një bluzë e zezë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera