Rozë

Kim Kardashian është në lidhje me ish-të dashurin e motrës së saj Khloe, sportistin e njohur

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 09 February 2024

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. janë në një lidhje që nga vera e kaluar – por kanë mbajtur romancën e tyre të fshehur për ‘respekt ndaj djalit të tij’ dhe për të parandaluar shpërthimet publike nga Kanye West.

Ylli televiziv, 43 vjeçe, dhe atleti, 31 vjeç, fillimisht u lidhën publikisht që nga shtatori i vitit 2023, kur filloi të përhapet spekulimi rreth një lidhjeje të mundshme mes tyre. Tani, të dy kanë raportuar se kanë marrëdhënie vetëm me njëri-tjetrin. “Kim ka qenë në një marrëdhënie romantike me Odell në verën e kaluar dhe mendonte se kishte arritur ta mbante marrëdhënien e fshehtë”, tha një burim për DailyMail.

“Ajo nuk po sheh askënd tjetër në këtë moment – të paktën që miqtë e saj të afërt ta dinë”, shtoi më tej burimi.

-Advertisement-

DailyMail zbulon ekskluzivisht se Kim Kardashian dhe ylli i NFL Odell Beckham Jr. janë në një marrëdhënie, pasi çifti filloi një romancë verën e kaluar.

Çifti ka zgjedhur t’i mbajë gjërat private për të shmangur çdo spekulim të rremë se themeluesja e markës “Skims” është një ‘shkatërruese shtëpish’ pas ndarjes së Odell nga nëna e djalit të tij, Zydn.

Ndërsa shpjegojnë arsyen pse Kim ka qenë kaq e fshehtë për jetën e saj dashurore, burimi theksoi se çifti u dakordua të mbante gjërat private për të shmangur çdo spekulim të rremë se Kimi “ka ndërhyrë” në raportin e Odell dhe ish-të dashurës së tij.

Çifti filluan të dilnin së bashku pas ndarjes së tij nga e dashura e gjatë Lauren “LoLo” Wood – me të cilën ai ndan djalin njëvjeçar Zydn.

Vizitoni knanlin tonë në Youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera