Lajme

Kim Jong-un në “telashe”

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 26 April 2017

Diplomatë nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord sot për të koordinuar nga afër të gjitha veprimet për Korenë e Veriut, mes tensioneve të larta në Gadishullin Korean.

“Kemi rënë dakord se do të koordinojmë të gjitha veprimet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike lidhur me Korenë e Veriut”, tha përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, Joseph Yun, pas takimit me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugor.

“Ne do të paralajmërojmë Korenë e Veriut të ndalë provokimet e mëtejshme strategjike si edhe do të ndërmarrim veprime të forta ndëshkuese në rast se Veriu vazhdon planin me vendosmëri, pavarësisht paralajmërimit”, tha përfaqësuesi i posaçëm i Koresë për Paqen në Gadishullin Korean dhe Çështjet e Sigurisë, Kim Hong Kyun.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera