Rozë

Kim dhuron mijëra dollarë për ndjekësit e saj

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 22 December 2020

Kim Kardashian do të dhurojë nga 500 dollarë për 100o fansat në Twitter përpara festave.

Kim Kardashian West po përhap një gëzim për festat e fundvitit, shkruan Entertainment Tonight.

Ylli i reality-shout zbuloi përmes Twitter të hënën se ajo do të dhurojë nga 500 dollarë për 1.000 fansat e saj në rrjete socialem të cilët kanë luftuar mes pandemisë sfiduese të koronavirusit.

-Advertisement-

“Hej njerëz! 2020 ka qenë i vështirë dhe shumë janë të shqetësuar për pagimin e qirasë ose vendosjen e ushqimit në tryezën e tyre,” shkroi themeluesja e KKW Beauty. “Unë dua ta përhap dashurinë duke dërguar 500 $ tek 1000 njerëz”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Duket se Kim e ka mbajtur veten të zënë përpara pushimeve. Pavarësisht nga festa vjetore e familjes së saj në prag të Krishtlindjes që u anulua këtë vit, për shkak të rritjes së rasteve COVID-19 në Kaliforni, nëna e katër fëmijëve është përpjekur të mbajë gjallë frymën e festave në familjen e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera