Kievi thotë se Rusia ka ekzekutuar 93 të burgosur ukrainas të luftës
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 05 October 2024
Ukraina ka dokumentuar të dhëna që lidhen me ekzekutimin e 93 të burgosurve ukrainas të luftës, sipas një zyrtari të rendit që ka për detyrë të hetojë krimet e luftës lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.
Yuriy Belousov, që udhëheq departamentin për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit të armatosur në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, i prezantoi këto të dhëna gjatë një paraqitjeje televizive më 4 tetor.
“Tani kemi informacion për vdekjen e 93 ushtarëve tanë të cilët ishin ekzekutuar në fushëbetejë”, tha Belousov për Yedyniy Novyny, një transmetues ku bëjnë pjesë disa kanale televizive ukrainase.
Belousov tha se rreth 80 për qind e ekzekutimeve janë regjistruar gjatë këtij viti, por numri i ekzekutimeve nisi të rritej në nëntor “kur kishte ndryshim për të keq të sjelljes së ushtarëve rusë ndaj të burgosurve tanë të luftës”.
Më 1 tetor, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se kishte hapur hetim për atë që e përshkroi si “ekzekutiv masiv” të të burgosurve ukrainas të luftës nga trupat ruse që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Sipas deklaratës së publikuar nga kjo zyrë, forcat ruse së fundi kanë vrarë 16 “të burgosur ukrainas të luftës” pranë fshatrave të Mikolajivit dhe Suki Jarit, në qarkun e Pokrovskut të rajonit të Donjeckut.
Në disa kanale në Telegram kanë qarkulluar video që dukej se shfaqnin ushtarë ukrainas, të kapur nga forcat ruse, duke dalë nga një pyll.
Pasi të burgosurit u rreshtuan, forcat ruse dukej se hapën zjarr.
Këto video nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, ekzekutimi i ushtarëve pas dorëzimit konsiderohet krim lufte.
Në mars, Misioni i Kombeve të Bashkuara për monitorimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë publikoi një raport, ku tha se të paktën 32 ushtarë ukrainas, të burgosur të luftës, ishin vrarë në 12 raste të ndara nga dhjetori i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2024./REL/
Të tjera
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...