Lajme

​Kievi: Të paktën 30 persona të bllokuar nën rrënoja pas sulmit rus

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 10 July 2022

Mbi 30 persona janë bllokuar nën rrënoja pas një sulmi me raketa nga forcat ruse në qytetin Chasiv Yar në rajonin lindor të Donetskut, njoftuan sot autoritetet ukrainase.

“Të paktën 36 persona kanë mbetur nën rrënoja”, tha guvernatori Pavlo Kyrylenko.

“Një bllok banimi pesë-katësh u shemb si rezultat i sulmit me raketa “Uragan” të shtunën në mbrëmje”, njoftoi Kyrylenko në “Telegram”.

-Advertisement-

Raporti nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. /DPA/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera