Lajme

Kievi hap hetime për krime lufte pas shkatërrimit të digës

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 06 June 2023

Kievi ka hapur një hetim për krimet e luftës pas shkatërrimit të digës Kakhovka.

Prokurori i përgjithshëm Andriy Kostin tha se Ukraina po mbledh informacion me ekipet në terren dhe ata do t’i japin të gjitha detajet Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Kostin tha për BBC se “rreth 1,500 njerëz tashmë janë evakuuar” nga rajoni. Derisa shtoi se më shumë se 17,000 njerëz ndodheshin në zonat e përmbytura, shkruan BBC.

-Advertisement-

Por ai pretendon se operacioni i evakuimit është nën tension për shkak të bombardimeve ruse, të cilat ai thotë se plagosën dy oficerë policie që punonin në zonë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy