Lajme

Kiev shpall orë policore deri të hënën

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 26 March 2022

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar sërish të shtunën për orë policore në kryeqytet, raporton BBC.

Sipas tij, ora policore do të nisë nga ora 20:00 të së shtunës sipas kohës lokale.

Banorët do të udhëzohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në ora 07:00 të mëngjesit të së hënës.

-Advertisement-

Kievi është një nga caqet kryesore të Rusisë, mirëpo deri tani forcat ruse nuk kanë arritur të depërtojnë në këtë qytet, për shkak të rezistencës së madhe të forcave ukrainase.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera