KidsDay merr investim strategjik nga Finnish Schools International dhe Highlight Ventures për të digjitalizuar dhe transformuar kopshtet dhe edukimin parashkollor në mbarë botën
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/394196492_339841975383377_1592107656540330722_n-1-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 20 October 2023
KidsDay.io, aplikacioni i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (IA) me fokus digjitalizimin e kopshteve dhe programeve parashkollore në Evropën Juglindore, njofton se sot, së bashku me Finnish Schools International (FSI) dhe Highlight Ventures, bashkojnë forcat në një investim strategjik që synon nxitjen e digjitalizimit dhe avancimin e zhvillimit të fëmijëve në sektorin e fëmijërisë së hershme në mbarë botën. Me këtë investim strategjik, Kidsday synon të zhvillojë një softuer të fuqizuar nga IA për kopshtet e fëmijëve. Përveç investimit, Highlight Ventures do të mbështesë KidsDay në zhvillim të tregut global dhe në avancimin e platformës së saj digjitale të mbështetur nga AI, ndërsa FSI do të kontribuojë me ekspertizën e saj në zhvillimin e mëtejshëm të veçorive të të mësuarit dhe zhvillimit të platformës, bazuar në kurrikulën finlandeze, më e mira në botë. Së bashku, ata synojnë të pozicionojnë KidsDay si platformën e vetme efikase të fuqizuar nga IA në mësimnxënie, komunikim, dhe menaxhim të fushës së fëmijërisë së hershme.
“Ne jemi të lumtur që kemi krijuar partneritet me Finnish Schools International dhe Highlight Venture, të cilët janë partnerët e duhur për ne, për të dërguar KidsDay në tregun global dhe për të ndikuar në jetën e miliona fëmijëve në mbarë botën”, tha Bardh Kadiu, Themelues i KidsDay. “Për ne ky nuk është vetëm një investim financiar, por strategjik, pasi ne po bashkojmë forcat me dy kampionë në fushën e teknologjisë dhe arsimit”.
Alejtin Berisha nga Finnish Schools International shprehu entuziazmin e tij për investimin në KidsDay dhe tha se do të sjellë ekspertizën globale në arsim me fokus në zhvillimin e një moduli të të mësuarit dhe zhvillimit të nxënësve të mbështetur në IA bazuar në praktikat më të mira të Edukimit të Fëmijërisë së Hershme nga Finlanda ndërsa Leutrim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv në Highlight Ventures deklaroi: “Unë e njoh Bardhin për më shumë se 15 vite dhe ne jemi të sigurt se ai dhe ekipi i tij do ta shëndrrojnë KidsDay në një platformë transformuese globale të menaxhimit të kopshteve. Jemi shumë të lumtur që do të mbështesim KidsDay me ekspertizën tonë në zhvillimin e produktit dhe strategjinë globale të futjes në treg”.
KidsDay sot ndihmon qindra kopshte në Evropën Juglindore të digjitalizojnë menaxhimin dhe komunikimin me prindër dhe synon të arrijë 1 milion përdorues brenda dy viteve të ardhshme.
— 19/10/2023
Kontaktet:
Bardh Kadiu – CEO fi Bashkethemelues [email protected]
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/10/394196492_339841975383377_1592107656540330722_n-801x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/10/394328216_322197703723443_7543047206371530337_n.jpg)
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/08/Rakinice-Skenderaj.jpg)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...