Lajme

Kidnapohen dy persona në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 12 June 2018

Në fshatin Llapashticë të Podujevës sot rreth orës 12:00 janë kidnapuar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar Zyra për Informimin të Prishtinës, të cilët thonë se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ata njoftojnë se momentalisht viktimat e rastit ndodhën në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë.

-Advertisement-

Sot kemi pranuar informatën se dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga persona të panjohur. Me të marrë informatën kemi dalë në vendin e ngjarjes. Viktimat e rastit aktualisht gjenden në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë. Policia e stacionit te Podujevës në bashkëpunim me njësitet tjera policore po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy