Lajme

Kidnapimin e policëve, Borrell e cilëson si “arrestim” – tregon kur do të mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 15 June 2023

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës të mërkurën. Ai ka bërë të ditur se do t’i ftojë në një takim urgjent Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme në Bruksel.

“Në ndërkohë, duhet të bëjmë thirrje për qetësi në terren dhe duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një modalitet të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Tre policët e Kosovës, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës, janë kidnapuar brenda territorit të vendit nga forcat serbe. Sipas njoftimit të Policisë, policët ishin duke patrulluar në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në momentin kur thuhet të jenë rrëmbyer nga forcat serbe. Liderët e shtetit e kanë cilësuar akt agresioni dhe kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

-Advertisement-

Autoritetet e Serbisë kanë thënë të mërkurën se “kanë arrestuar tre policë tërësisht të armatosur brenda territorit të Serbisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera