Rozë

Kida me detaje për albumin e saj të ri

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 18 November 2021

Kida është në përfundim të albumit të saj të ri por akoma nuk ka një datë publikimi.

Lajmin për këtë projekt madhor, këngëtarja e bëri me dije pak kohë më parë, ndërsa adhuruesit e saj shpresojnë që të publikohet këtë fundvit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, Kida ka zbuluar se ky album do të thotë shumë për të, me të cilin po punon prej më shumë se një vit. Ajo thotë se albumi do të ketë më shumë se 10 këngë.

-Advertisement-

Katër prej tyre janë të publikuara ndërsa të tjerat që janë pjesë e albumit nuk janë dëgjuar akoma nga publiku. Kujtojmë që projekti më i fundit i Kidës u publikua në fund të Tetorit, me titull “Ike”. /abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera