Lajme

Kica-Xhelili: Zdravo, një shishe vaj të lutem! Po e paguaj, por s’po e marr

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 29 July 2023
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i ka quajtur skandal disa nga vendimet e fundit të Qeverisë Kurti si, rezervat shtetërore me vaj e grurë dhe publikimin e një afere korruptive të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj

Përmes një statusi në Facebook, Kica-Xhelili ka treguar se si do të ishte një barcoletë vikendi në politikë.

“#Zdravo, një shishe vaj të lutem! Po e paguaj, por s’po e marr. Ndërkohë, ma thirr pak Martinin ta pyes si po kalon me 1.4 milionët e padeklaruara të GEN-it nga Serbia, se ishim pak të zënë me Klan Kosova për disa dokumente”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Sipas Kica-Xhelilit, edhe biznese tjera ka me probleme dokumentacioni por sipas saj, nuk janë problem ato pasi siç ka thënë, ashtu është puna.

-Advertisement-

“Na u desh vetëm pak ‘digresion’ nga skandalet se u bënë shumë. Dëgjuam që ka skandal edhe për grurin? S’ka gjë, edhe ashtu planifikonim që të gjithë të hanë bar. Nëse e teprojmë, kthehemi te 20 vitet. Hvala!”

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera