Kica-Xhelili: Qeveria lëndoi sistemin e drejtësisë, s’i takon të flas për vrasjen në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 25 November 2022
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili ka reaguar ashpër për vendimin e Qeverisë për t’ua ulur pagat gjyqtarëve e prokurorëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Kica – Xhelili, ka thënë se në një situatë të tillë, Qeverisë s’i takon të flasë për vrasjen e sotme të një gruaje në Prishtinë, sepse sipas saj ka “lënduar sistemin që do të duhej ta kërkonte drejtësinë për të”.
“Kam punuar mjaftueshëm kohë si avokate për ta kuptuar kompleksitetin e sistemit të drejtësisë, për ta kuptuar dallimin e një gjyqtari nga tjetri, një rasti nga tjetri. Për ta kuptuar pse në disa vende të zhvilluara gjyqtarët paguhen barazvlefshëm me Presidentin e vendit e në disa vende më shumë”, ka shkruar ajo.
“Për të gjithë ju që thirreni se anulimi i vendimit të kundërligjshëm për rritje pagash qenka i ligjshëm, e kam një pyetje: Çka ndodhi qe gati dy vite qeverisje, pra? A e paskan legjitimuar kundërligjshmërinë për këtë periudhë?”, ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë i Kica – Xhelilit:
QEVERIA ULI PAGAT E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
Nuk di as ku të filloj!
Qeveria i uli pagën gjyqtarëve që dënuan Zoran Vukotiqin për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë!
Qeveria i uli pagat atyre që ndjekin e gjykojnë rastin e Marigona Osmanit, rastin e 11 vjeçares së dhunuar e rastin Brezovica.
Sot Qeverisë nuk i takon të flas për vrasjen e sotme të një gruaje në Prishtinë, sepse sapo e lëndoi sistemin që duhet t’a kërkoi drejtësinë për të!
Sapo i tha secilit gjyqtar e prokuror të guximshëm që vë jetën e familjen në rrezik se duhet të punoj pa dinjitet.
Kam punuar mjaftueshëm kohë si avokate për ta kuptuar kompleksitetin e sistemit të drejtësisë, për ta kuptuar dallimin e një gjyqtari nga tjetri, një rasti nga tjetri. Për ta kuptuar pse në disa vende të zhvilluara gjyqtarët paguhen barazvlefshëm me Presidentin e vendit e në disa vende më shumë.
A jemi sot të kënaqur me sistemin e drejtësisë? Absolutisht jo. Por, a mund ta vëmë secilin pjesëmarrës e palë të këtij sistemi në një kallëp e arbitrarisht t’i dënojmë? ABSOLUTISHT JO.
Ka raste e precedent të panumërt në praktikë ndërkombëtare që konfirmojnë se ulja e pagesës së gjyqtarëve e prokurorëve në emër të performancës, nga ekzekutivi, është SHKELJE e pavarësisë së tyre. Nuk i takon ekzekutivit, pra Qeverisë, që të rris e ulë paga në gjyqësor e prokurori në këtë mënyrë.
Për të gjithë ju që thirreni se anulimi i vendimit të kundërligjshëm për rritje pagash qenka i ligjshëm, e kam një pyetje: Çka ndodhi qe gati dy vite qeverisje, pra? A e paskan legjitimuar kundërligjshmërinë për këtë periudhë?
Pse flasim ne për Veting? Pse kërkojmë që të skenohet sistemi i drejtësisë e të bëhet një rivlerësim i LIGJSHËM i gjyqtarëve dhe prokurorëve me votë në Kuvend e jo Qeveri? Sepse disa nga ne (fatkeqësisht jo të gjithë në Qeveri) e kuptojmë rëndësinë e respektimin të pavarësisë së pushtetit gjyqësor – PAVARËSISHT përceptimeve tona individuale. Sepse nuk i takon Qeverisë të vlerësoj, e aq më pak të luaj me paga. Nuk i ka takuar më parë, nuk i takon as tash!
Nuk mund të flasim për Veting e pavarësi selektive. Pavarësia selektive nuk është as pavarësi, as drejtësi!.
Të tjera
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...
-
E rëndë: Albin Kurti ditën e parë të fushatës shkon në drekë tek nëna Ferdonije, por dëgjoni momentin e dhimbshëm kur Ferdonije Qerkezi para disa muajve ankohet që Kurti nuk e ka ndihmuar aspak
Nëna, Ferdonije Qerkezi, e cila në luftën e Kosovës për liri humbi 4 djemt dh...
-
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
Bedri Hamza, pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së, ka postuar edhe disa p...
-
Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, komandanti i KFOR-it flet për arsyen e refuzimit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së...