Kica-Xhelili, ministrit Murati: Pse e bojkotuat shtatë herë radhazi komisionin hetimor për rezervat shtetërore?
Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 16 November 2023
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili për buxhetin vjetor tha se nuk është vetëm një shfaqje e numrave, por edhe e aspiratave dhe vlerave të një qeverie.
“Duhet ta kemi parasysh se buxheti nuk është vetëm një përmbledhje numrash, por në fakt është një shpërfaqje e aspiratave dhe e vlerave që e shpërfaq një qeveri. Por kjo shpërfaqja e aspiratave dhe vlerave duhet ta ketë një model mbi të cilin e bazon edhe mundësinë e arritshmërisë të themi të zbatimit të atij buxheti, dhe kur dëgjojmë për dhjetëra ndërtime të çerdheve kur është dëshmuar tanimë një model i pa arritshmërisë, në anën tjetër dëgjojmë për reforma në drejtësi pa buxhetin, i bie që po synohet të ndërtohet urë ku nuk ka lum”, tha Kica-Xhelili në Kuvend.
Ajo po ashtu, i’u drejtua ministrit të financave, Hekuran Muratit, se kur flet për Prishtinën, ai përhap dezinformata, dhe se ndarjen e buxhetit për Prishitinën e kanë obligim sipas ligjit për kryeqytetet.
“Fatkeqësisht më herët ministri Murati foli për Prishitnën dhe nuk e ka për herë të parë që kur flet për Prishtinën dezinformon, dhe nëse nuk gaboj ai vet jeton në Prishtinë, nuk e di në qoftë se shkon në Ferizaj a po jo, por me sa unë kam informacion të shumtën e kohës qëndron në Prishtinë, dhe duke qenë qyetatarë i Prishtinës, nuk e kam të qartë pse të ka mbetur aq halë në sy ministër në kuptimin negativ, sepse në fund të fundit ti jeton në këtë qytet, çdo mëngjes del në këtë qytet, dhe buxheti të cilin ju thatë më herët po jep në vazhdimësi qeveria për Prishtinën, më duhet t’ua rikujtojë që është buxhet i cili bazë ligjore, pra e ke ligjin për kryeqytetin. Pra nuk është zgjidhje e jotja, në dëshiron ose jo t’i japësh ato mjete Prishtinës ke obligim ligjor në bazë të ligjit për kryeqytetin që t’ia japësh”, u shpreh deputetja.
Më tutje ajo akuzoi ministrin Murati se jo vetëm që nuk kanë dhënë para për kryeqytetin, por edhe ka bllokuar projekte vitale për Prishtinën.
“Pyetja që duhet të shtrohet është, sa buxhet shtesë mbi atë që ta obligon ligji për kryeqytetin i’a ke dhënë ti në ndonjërën nga këto vite me vullnetin tënd kryeqytetit të Republikës së Kosovës, dhe të mos harrojmë ta cekim që përkundrazi jo vetëm që nuk i’a keni dhënë asnjë cent, por ju në fakt keni bllokuar projekte vitale për kryeqytetin, dhe kur flisni për fotografi, dhe që thoni dalim të parët të bëjmë fotografi, mos harroni që rrjeti i Termokosit për 40 mijë qytetarë të Prishtinës është zgjeruar pa ndihëm e juaj vullnetare, pra mos u referoni në ligjin për kryeqytetin sepse e keni obligim ligjor, ju, para jush, pas jush nuk do të kenë tagër të vendosin lidhur me atë buxhet”, tha Kica-Xhelili.
Përndryshe ajo pyeti ministrin Murati se pse po bojkotohet komisioni hetimor për rezervat shtetërore që shtatë herë radhazi, pyetje që nuk pati përgjigje.
“Është një pyetje që nuk i’u ke përgjigjur tërë ditën, as ti e as ministrja tjetër që fatkeqësisht për momentin nuk është në sallë, pse e keni bojkotuar për shtatë herë me radhë komisionin hetimor për rezervat shtetërore? Dhe në qoftë se nuk jemi të qartë, pasi nuk u përgjigjët as më herët po e përsërisë pyetjen, pse po e bojkotoni për shtatë herë me radhë komisioni për rezervat shtetërore? Pesë deputetë të LVV dhe një deputet nga grupi multietnik nga gjashtë anëtarë që bojkotojnë numrat e mjaftueshëm për kuorum nuk vijnë që shtatë herë pa asnjë arsyetim”, përfundoi deputetja e LDK-së.
Të tjera
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...