Lajme

Kica -Xhelili Kurtit: LDK’ja ju gjunjëzoi

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 17 November 2024

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

Kica-Xhelili ka kërkuar nga Kurti që të mos shpif, duke thënë se ‘përmbajtjen e doracakëve e keni shkruar vet, miratuar vet dhe publikuar vet’.

Ajo ka kërkuar që të mos mbrohen dhe të mos i ikin përgjegjësisë.

-Advertisement-

“Kryeministër, PËRMBAJTJEN e doracakëve e keni SHKRUAR VET – MIRATUAR VET – PUBLIKUAR VET. Mos shpifni, mos u mbroni, mos i ikni përgjegjësisë.

Mbani duart larg fëmijëve! Mbani duart larg familjes!. LDK JU GJUNJËZOI KËSAJ RADHE, POR JU GARANTOJMË, NUK DO TË GUXONI PREKNI MË KURRË TË SHENJTËN TONË

NUK JU LEJOJMË, NUK JU TOLEROJMË!”, shkroi Kica Xhelili.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera