Lajme

Kica-Xhelili: Çfarë ka Radojçiqi që ia thyen kokën Kurtit?

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 18 July 2023

Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka përmendur rastin e audio-incizimit, ku është e përfshirë shefja e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në ato përgjime, Simiq duke cituar Radojçiqin i thotë Kusari-Lilës se nëse dalin publikime të tjera “atëherë do të iu thyhet koka përfshirë kryeminsitrit”.

Për këtë deklaratë, foli deputetja opozitare në Pressing të T7, duke pyetur se pse heshti Mimoza Kusari-Lila.

-Advertisement-

”Janë të dy elemente në përgjime. E para ju keni thënë (Simiqi drejtuar Kusari-Lilës ) se kryeministri i Kosovës do të bisedojë me ministren e drejtësisë dhe ministrin e punëve të brendshme për Radojçiqin. Fjalia e dytë është se Simiq duke e lexuar letrën e Radojçiqit i drejtohet Kusari-Lilës po të doja të publikoja komunikimet që i kam pasur me ju do të ju thyeja koka”, ka thënë Doarsa Kica-Xhelili.
Ajo po ashtu ka thënë se “në emër të padrejtësive të të kaluarës, në emër të problemeve të të kaluarës, sot po amnistohet gjithçka e sotme”.

Sipas saj, përgjimet më e pakta janë skandaloze, duke shtuar se përfshijnë edhe rrezikimin e sigurisë kombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera