Lajme

Kica-Xhelili akuza ndaj Kurtit: Po abuzon qëllimshëm, kjo është e pafalshme

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 11 May 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili kur u pyet lidhur me zgjedhjen e Rilind Gërvallës si Drejtor në RTK, ndër të tjera tha se është kryeministri i parë që s’ka asnjë të punësuar me mbiemër të tij në asnjë prej ministrive, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se “rehatimi i mbështetësve, bashkëpartiakëve, donatorëve të VV, madje edhe përfshirja e tyre në afera potenciale milionëshe në sektorin energjetik dhe jo vetëm, AMNISTOHET, sepse nuk e paskan mbiemrin Kurti”.

Madje ajo tha se përgjigjja e kurtit është ofendese dhe e pafalshme.

-Advertisement-

“Kjo të detyron të dalësh nga vetja, e ta pyesësh: E në Mal të Zi, kryeministër, a ke? Apo Norvegji? Shtëpinë ku e ke? Më të rëndësishmen, familjen, gruan e vajzën, ku? Ku i arsimon? Ku i shëron? A ballafaqohet vajza jote në shkollë me bullizimin që fëmijët e politikanëve në Kosovë i kanë duruar deri në vaj depresiv për shkak të diskursit tënd kur ti i shpallje tradhëtarë? Varret e gjyshërve e babgjyshërve, dhimbjen e familjarëve të vrarë me mbiemrin tënd, a e ke?. Mos, kryeministër! Je mjaftueshëm inteligjent për të kuptuar që po ofendon përtej asaj që e duron kjo shoqëri, që nënkupton se po e bën qëllimshëm. Po abuzon qëllimshëm. Kjo është brutalisht e pafalshme”, ka shkruar Kica./Gazeta Infokus/

Kurti: Jam kryeministri i parë që s’ka asnjë me mbiemër të tij të punësuar në ndonjë ministri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera