Rozë

Kiara Tito zbulon momentin epik kur ka lënë takim me një djalë: Futem në makinën e gabuar…

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 21 March 2022

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “E Diell”, ku ka rrëfyer një histori të disa viteve më parë.

Ajo tregoi se kur ishte 20 vjeçe kishte lënë takim me një djalë, por ishte futur në një makinë të gabuar.

Tito shtoi më pas se e kishte kuptuar këtë gjë vetëm pasi kishte biseduar me djalin tjetër për disa minuta.

-Advertisement-

“Përpara shumë kohësh, kisha në takim dhe duke qenë se nuk kisha makinë, e lamë që personi në fjalë të vinte të më merrte. Zakonisht në raste të tilla më ndodh të bëj ndonjë gafë. Kur dola nga shtëpia pashë një makinë të parkuar aty dhe vendosa të hipi, hapa derën e makinës, u ula dhe po prisja.

Pas 2 minutash futet një njeri në makinë dhe unë vazhdova të bëj muhabet normalisht për disa sekonda. Kur ktheva kokën pashë që nuk ishte personi me të cilin do të dilja dhe kuptova që kisha hipur në makinën e gabuar”, tha moderatorja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera