Rozë

Kiara habit me deklaratën e saj: “Big Brother-i” im do ishte njësoj edhe pa Luizin

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 26 February 2023

Banorët e “Big Brother Vip” edhe këtë të diel kanë zhviluar emisionin radiofonik brenda shtëpisë. Katër e nga katër ata kanë diskutuar mbi çeshtje të ndryshme që janë zhvilluar kohët e fundit.

Kiara në panel me Oltën, Shpatin dhe Keisin u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të.

“Më pëlqejnë meshkujt dominantë. Në një tavolinë më pëlqen që mashkulli im të jetë protagonist. Te Luizi më pëlqen që e shpreh dashurinë, që është romantik, përkujdeset dhe jam i sigurt që jashtë do jetë edhe më i mirë. Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother-i” im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon,”deklaroi Kiara.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy