Lajme

KGJK shpall konkurs për 37 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 15 July 2022

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 291-të, të mbajtur të premten, ka shpallur konkurs të brendshëm për 37 pozita për gjyqtarë në gjykatat themelore.

Nga këto 37 pozita, shtatë prej tyre do të jenë pozita të rezervuara për komunitetin serb, raporton “Betimi për Drejtësi”.

KGJK ka themeluar edhe Komisionin për Rekrutim të Gjyqtarëve në Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës i cili përbëhet nga Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së, njëherësh edhe kryetar i komisionit, si dhe anëtarë të këtij komisioni Fidan Hoxha, Enver Peci, Drita Rexha, Snezana Mihajlovic, ndërsa si anëtarë rezervë janë, Kadrije Goga-Lubishtani dhe Arjeta Sadiku.

-Advertisement-

Me 8 korrik 2022 ka përfunduar edhe procesi i dekretimit të 48 gjyqtarëve të rinj të cilët u dekretuan nga presidentja Vjosa Osmani, konkurs ky i cili ishte shpallur në nëntor të vitit 2021.

Ndryshe, sipas Rregullores Nr.03/2021 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e gjyqtarëve e miratuar në këtë vit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës, është përcaktuar se kandidatët që kalojnë testin e parë kualifikues do të mund t’i nënshtrohen pjesës së dytë të testimit, që përfshinë testin me shkrim, kurse pjesa e tretë e testimit përfshinë intervistën me gojë dhe një ese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera