KGjK: Ministria të përfillë Komisionin e Venecias, të mos e cenojë punën e gjyqësorit

Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 29 July 2022
Këshilli Gjyqësor Kosovës e ka bërë publik qëndrimin pas opinionit të Komisionit të Venecias për çështjen e Vetingut.
Në njoftim thuhet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka analizuar dhe konsultuar me kujdes Opinionin e Venecias për Koncept Dokumentin e Ministrisë së Drejtësisë për “Vetting” në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. KGJK konsideron se vlerësimet dhe propozimet e Komisionit të Venecias janë vërtetë të rëndësishme dhe ofrojnë një platformë orientuese për fuqizimin e mëtutjeshëm të gjyqësorit në Republikën e Kosovës përmes mekanizmave të brendshme të gjyqësorit.
Në njoftim thuhet se opinioni i Venecias në mënyrë sistematike dhe duke tërhequr vëmendje në instrumentat ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe duke shkoqitur praktikat e vendeve tjera, në vlerësimet e dhëna në këtë Opinion, spikatë pavarësinë e gjyqësorit të garantuar dhe mbrojtur qartësisht me Kushtetutën e Republikës se Kosovës. Rekomandimet e Komisionit, në mënyrë të përsëritur gjatë tërë Opinionit, bëjnë thirrje për qasje vërtet të kujdesshme sa i përket çdo iniciative, propozimi apo reforme të pamenduar dhe analizuar mirë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës duke iu referuar përgjigjes së dërguar Komisionit të Venecias për Koncept Dokumentin e Ministrisë së Drejtësisë për “Vetting” dhe në frymë të njëjtë me qëndrim e shprehur nga Komisioni i Venecias në Opinion e saj, vlerëson se ndërmarrja e masave dhe veprimeve të çakorduara do i bëj dëm vështirë të sanueshëm tërë sistemit gjyqësor, dhe rrjedhimisht do shkaktojë zvarritje të procedurave gjyqësore, të cilat pashmangshëm do i’a pamundësojnë qytetarëve të vendit një qasje efektive në drejtësi.
Në vend të një iniciative që rrezikon mbarëvarshmërinë e punës së gjyqësorit si dhe zhvlerëson tërë punën dhe investimin e bërë në forcimin e sistemit gjyqësor, Këshilli Gjyqësor i Kosovës fton Ministrinë e Drejtësisë për intensifikim të dinamikës së punës së përbashkët për avancimin e reformave të nisura, dhe bashkë me këtë, të konceptohen nisma të reja me një qëllim të përbashkët – konsolidimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të vendit.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës riafirmon qëndrimin dhe qasjen, e cila me këtë Opinion të Komisionit të Venecias veç sa është përforcuar, se adresimi i sfidave në sistemin gjyqësor si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i performancës së gjyqësorit, duhet të bëhet me anë të nismave ligjore dhe politikave zhvillimore të koordinuara mirë për t’i fuqizuar edhe më tej mekanizmat e brendshme të verifikimit, llogaridhënies, performancës dhe transparencës. Nismat e panevojshme, të pakoordinuara, me një racionalizim jo të mirëfilltë, të cilat mëtojnë ndërhyrje invazive në punën dhe pavarësinë e gjyqësorit nuk do të mbështeten nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pavarësisht një pune dhe dinamike intensive të ndërmarrë në përmirësimin e përgjithshëm të përformancës së gjyqësorit, mbetet i përkushtuar të avancojë reformat tashmë të nisura në përmirësimin e procedurave rekrutuese për gjyqtarë, bashkëpunëtorë profesional, si dhe personel mbështetës; rritjen e efikasitetit në menaxhimin dhe administrimin e gjykatave, zgjerimin e përdorimit të sistemeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit në procedura gjyqësore dhe intensifikim të digjitalizimit të gjyqësorit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në punë si dhe përforcimin e sistemit të disiplinës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës do vazhdojë të jetë proaktiv, në rrethana të caktuara do merr dhe rol udhëheqës, në intensifikimin e bashkëpunimit ndër-institucional, për zbatimin sa më të suksesshëm të strategjive kombëtare, si ajo për sundim të ligjit, apo marrëveshjeve, strategjive dhe zotimeve tjera të marra për të përafruar sistemin ligjor të vendit me standardet e Bashkimit Evropian”.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk mbështet, dhe nuk do të merr pjesë në grupet punuese për cilëndo iniciativë për ndryshime Kushtetuese që ka për qëllim themelimin e mekanizmave jashtë gjyqësorit për verifikim dhe kontrolle të integritetit, pasi që kjo mund të sigurohet brenda një kohe të arsyeshme me anë të mekanizmave të brendshme të Këshillit të KGJK-së të cilët duhet të jenë përhershëm. KGJK mbetet e përkushtuar dhe bashkëpunuese që ta jap kontributin e vet në grupet punuese për plotësimet apo ndryshimet në Ligjin e Gjykatave, Ligjin e KGJK-së, Ligjit për Përgjegjësit Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, apo ndonjë iniciative tjetër ligjore që ka për qëllim forcimin e mëtejmë të mekanizmave të brendshme të gjyqësorit. Po ashtu, KGJK dëshiron të theksoj se për çdo iniciativë ligjore në funksion të fuqizimit të mekanizmave të brendshme të verifikimit, performancës, integritetit dhe disiplinës, KGJK duhet të ketë rol udhëheqës që nga faza e konceptimit, zhvillimit deri në atë të finalizimit të këtyre nismave ligjore. KGJK, ashtu siç është theksuar në Opinionin e komisionit të Venecias, konsideron se mund të ndermirën masa, veprime dhe reforma të cilat në mënyrë komulative do ta arrijnë qëllimin për një gjyqësor më efektiv, llogaridhënës dhe transparent pa e cenuar pavarësinë e institucionit. KGJK dëshiron ta vëj theksin në Opinionin e Komisionit të Venecias që potencon rrezikun e cenimit të pavarësisë së gjyqësorit, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare, në rast të ndryshimeve Kushtetuese për administrim të procesit të “Vettingut” në sistemin gjyqësor”.
Këshilli Gjyqësor do të vazhdojë me reformën shumëdimensionale, e cila tashmë është reflektuar dhe ka dhënë rezultate të forta në procesin e rekrutimit të gjyqtarëve të rinj, vlerësimin e performancës së gjyqtarëve në sistem, avancimin e tyre në instanca më të larta gjyqësore si dhe zbatimin e masave disiplinore për të përforcuar llogaridhënien. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, propozimet dhe rekomandimet e nxjerra nga Opinioni i Venecias, do t’i fuzionojë në reformat e nisura si draft-dokumentin e Strategjisë së KGJK-së, draft-dokumentin e digjitalizimit të gjykatave, si dhe kornizën rregullative, po ashtu në konceptimin e nismave të reja. Me qëllim të koordinimit më efektiv të këtyre nismave brenda institucionit, KGJK do themelojë komisione ad-hoc dhe grupe punuese të cilat në punën e tyre presim mbështetjen e vazhdueshme me ekspertizë nga partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë, thuhet më tej në njoftim.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...