Lajme

KGJK e Akademia e Sigurisë Publike ‘veshët në lesh’ për skandalin e Vilard Bytyqit – asnjë reagim, asnjë masë

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 29 May 2024

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike i kanë futur ‘veshët në lesh’ pasi Sinjali zbuloi afera në të cilën ishte përfshirë Vilard Bytyqi dhe marrëdhënia e tij jashtëmartesore me një grua, në shkelje të Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale. Anëtari i KGJK-së, i cili ligjëron në Fakultetin e Sigurisë Publike siç duket ka shpëtuar nga çfarëdo mase disiplinore pasi këto dy institucione po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura, raporton Gazeta Sinjali.

Deri më sot nuk është bërë e ditur se është ndërmarrë ndonjë veprim ndaj Bytyqit, edhe pse nga AKSP që më shumë se 3 javë kanë njoftuar se po e analizojnë skandalin e publikuar qysh më 25 prill.

Më 9 maj, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilët pas një dite kanë kthyer një përgjigje të shkurtër. Përkundër insistimit të mëtejshëm për të kuptuar nëse një çështje e tillë ka marrë epilog, akademia sot ka bërë të ditur se “shqyrtimi po vazhdon”.   

-Advertisement-

“Ashtu siç ju kemi njoftuar, Fakulteti i Sigurisë Publike (FSP) është duke e  analizuar  këtë çështje më vëmendje. Pas analizimit të të dhënave zyrtare të mekanizmave relevant do të vendoset lidhur më këtë çështje.”

As nga KGJK nuk ka pasur asnjë reagim, përkundër që kryesuesi Albert Zogaj, i cili ishte kontaktuar para se artikulli të publikohej, kishte deklaruar se “Pa paragjykuar korrespodencën të cilën ne nuk e kemi të njohur dhe pa paragjykuar potencialisht përfshirjen e anëtarit të KGjK-së në korrespodencat e papërshtatshme, ju njoftoj që standardet e Etikës vlejnë për të gjithë anëtarët.”

Pse po heshtin këto dy institucione, duke lejuar që një skandal i tillë të tejkalohet, ndonëse u publikuan edhe fakte që përgënjeshtrojnë Vilard Bytyqin?

Anëtari i KGJK-së pas raportimit të Gazetës Sinjali dhe pas tentativave të dështuara që t’i largojë artikujt me arsyetimin se po i prishet familja, u motivua dhe vendosi të dalë me një postim, ku lëshoi akuza për sajesa.

Por, Sinjali vendosi që t’i përgjigjet Bytyqit me dëshmi konkrete se e vërteta që u zbardhë është vetëm e vërtetë dhe merr përgjegjësi për autenticitetin e dëshmive të publikuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera