Lajme

KFOR-i tërhiqet nga liqeni i Ujmanit

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 06 August 2018

Forcat e KFOR-it nuk janë më të pranishme te hidrocentrali i liqenit të Ujmanit.

Mospraninë e tyre në këtë zonë e dëshmojnë fotografitë e gazetarit të KALLXO.com, i cili ka vizituar zonën sot pasdite.

Në këtë pjesë, te hidrocentrali i liqenit artificial të Ujmanit, që gjendet në pjesën veriore të Kosovës, të shtunën janë vendosur pjesa më e madhe e ushtarëve amerikanë të KFOR-it që erdhën në këtë zonë.

-Advertisement-

Shkuarja e KFOR-it në këtë zonë u mendua se kishte të bënte me zhvillimet që priteshin të ndodhnin në veri, por forca paqeruajtëse shumëkombëshe tha se dislokimi në këtë pjesë ishte në kuadër të një stërvitjeje, e planifikuar më parë.

KALLXO.com kishte siguruar pamje ekskluzive të pranisë së forcave amerikane te liqeni dhe hidrocentrali i Ujmanit.

Këto janë fotot e bëra sot në vendin ku ishin stacionuar pjesa më e madhe e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, e tani nuk është asnjë prej tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera