KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 04 January 2025
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga çështjet më të diskutuara vitin e kaluar, atë të Urës së Ibrit, më saktësisht, idesë për hapjen së saj.
Komandanti i KFOR-it, rreth kësaj çështjeje, ka theksuar se qëndrimi i këtij misioni por edhe i vetë NATO-s ka qenë i qartë si dhe konsistent gjatë gjithë kohës.
Tutje, i njëjti ka deklaruar edhe se, për shkak të çështjeve politike që janë ende të pazgjidhura, hapja e kësaj ure do t’i vendoste në rrezik ushtarët e KFOR-it, por edhe komunitetet lokale.
Për komandantin e KFOR-it, siç ka thënë vetë ai në intervistën për KosovoOnline, ky rrezik do të ishte i papranueshëm si dhe i panevojshëm.
‘‘KFOR-i mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Misioni ynë ka burime të mira dhe është i vendosur për të zbatuar në mënyrë efektive mandatin e tij afatgjatë – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Personel dhe mjete shtesë të KFOR-it janë vendosur përkohësisht në lokacione kyçe, duke përfshirë urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe manastirin e Visoki Deçanit, si pjesë e trajnimit periodik për të mbështetur standardet tona më të larta operacionale. KFOR-i mban një prani fikse dhe kryen patrulla të rregullta në dhe në afërsi të lokacioneve kyçe për të monitoruar zhvillimet dhe për t’u përgjigjur sipas nevojës. Sa i përket urës së lumit Ibër, qëndrimi i NATO-s dhe KFOR-it ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike, hapja e urës në këtë kohë do t’i vendoste ushtarët e KFOR-it dhe komunitetet lokale në rrezik të papranueshëm dhe të panevojshëm të dhunës. Vendimet për hapjen e urës së lumit Ibër/Ibër në Mitrovicë duhet të merren përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me Komunitetin Ndërkombëtar dhe KFOR-in’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress
Të tjera
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...
-
Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sipas të dhënave të Qendrës...
-
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë
Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë ...
-
Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për Presidentin Carter: Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij
Presidentja Vjosa Osmani u nënshkrua sot në Librin e Zisë për Jimmy Carter, p...