Lajme

KFOR-i ruan paqen dhe sigurinë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 20 July 2017

Në një takim mes Gjeneralti amerikan të NATO-s, Curtis Scaparroti, me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndër të tjera theksoi se roli i NATO-s atje është të ruajë e të garantojë paqen e sigruinë për të gjithë.

Ndërkaq, nga ana e tij kryetari i Serbisë, shprehu dëshirën për një bashkëpunim të mirë, siç tha, përmes respektimit të neutralitetit të ushtrisë serbe.

Vuçiq, siç njoftojnë mediat serbe, ndër të tjera ka shfaqur shpresën për një bashkëpunim mes forcave të NATO-s me forcat serbe në kuadër të “Partneritetit për Paqe”, për të dhënë kontribut për paqen në botë.

-Advertisement-

Tutje, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, lidhur me forcat e KFOR-it në Kosovë, shtoi se ato kanë rol kyq në ruajtjen e paqes e të sigurisë së banorëve serbë atje, transmeton RTK.

Ndërkaq, gjenerali i NATO-s, Curtis Scaparroti, nga ana e tij, pasi vlerësoi bashkëpunimin mes NATO-s dhe forcave serbe, theksoi se KFOR-i  në Kosovë përmbush me përgjejgësi obligimet e veta në ruajtjen paqes e të sigurisë atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera