Lajme

KFOR: Kjo është e vërteta e arritjes së trupave amerikane në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 16 May 2017

KFOR-i ka njoftuar se dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së SHBA-ve dhe jo kontribut shtesë i SHBA-ve.

Komunikata e plotë e KFOR-it:

Ka pasur raportime në mediat serbe dhe atyre shqiptare në Kosovë se SHBA planifikon të dërgojë 130 ushtarë shtesë në kuadër të KFOR-it në mbështetje të përpjekjeve të NATO-s për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së SHBA-ve dhe jo kontribut shtesë i SHBA-ve.

-Advertisement-

KFOR-i vazhdon aktivitetet për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit të OKB-së. Çdo vendim për qëndrimin dhe strukturën e forcave të KFOR-it merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, bazuar në kushtet e sigurisë në terren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera