KFOR-i thotë se posedon mjetet e duhura për të penguar dhunën në veri
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 21 December 2022
KFOR-i thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjelljes agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithëve që të garantojnë sigurinë kolektive të rajonit.
Kështu thuhet në njoftimin për media të 21 dhjetorit, të këtij misioni.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se KFOR-i ruan aftësitë dhe mjetet e duhura për të penguar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian.
KFOR-i thotë se ka shtuar praninë e tyre në në Jarinjë.
“Kjo rritje ishte e nevojshme, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në protesta”, thuhet në njoftim.
Më 18 dhjetor, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – është mbajtur një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.
Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në Jarinjë dhe Bërnjak, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Ky mision thotë që nuk raportohet për të lënduar dhe se “tensionet janë ulur” për shkak të koordinimit ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë dhe udhëheqjes së KFOR-it.
Në njoftim përmendi edhe stërvitjen më të fundit ushtarake, të mbajtur më 19 dhjetor, afër bazës që ka në Novosellë, që sipas tyre u krye për të trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes, duke përdorur mjetet në dispozicion (automjete të rënda logjistike dhe mjete inxhinierike).
“Për shkak të kompleksitetit të mjedisit aktual operativ, është thelbësore që këto sisteme dhe aftësi të testohen pasi ato zbusin rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen”.
“Ka shumë aktorë në terren të përkushtuar për të bërë përparim, por KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të reaguar. Ne jemi të përgatitur të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, por ne parandalojmë përshkallëzimin, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në njoftim.
Së fundi, autoritetet serbe i kanë dërguar kërkesë KFOR-it për angazhimin e deri në 1.000 pjesëtarëve serbë të sigurisë në Kosovë, duke u thirrur në rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Misioni i NATO-s, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë pranimin e kërkesës dhe ka thënë se është “duke e shqyrtuar atë”.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato./REL
Të tjera
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit: Vetëvendosje në panik, organizon udhëtim falas nga Gjermania
Lëvizja Vetëvendosje duket se është në panik. LVV-ja po mundohet që t’i sj...
-
Albin Kurti i dha 350 mijë euro të buxhetit për pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik në Davos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicr...
-
Vjen kritika e parë e Grenellit, i reagon Konjufcës: Për katër vite komplimentuat Biden, pse tash po ankoheni?
E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi...
-
Aksident në Pavlan të Pejës, gjashtë të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Pavlan të Pejës, k...
-
Gjenerali i FSK-së, Xhevahir Geci, me numër 35, hap zyrë në Skenderaj për të dëgjuar hallet e qytetarëve
Xhevahir Geci, ish gjeneral në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe kontrib...
-
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që dje i bëri e ngarkuara me p...
-
Lendita Bekteshi në Podujevë: Në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe
Kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e Lidhjes Demokratike te Koso...
-
Policia gjen ạrmë e pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri, Elshani jep detaje
Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e dy personave që kërkohen për vjedhje
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka kërkuar bashkëpunimin e...
-
Dervishaj: Edhe Tica mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet me numër 77 nga Partia Demokratike e ...
-
Momenti kur polici e vrẹt qenin e rrezikshëm që sụlmoi nxënësit në Shirokë të Suharekës
Një rast i rëndë ka ndodh në shkollën e fshatit Shirok në Prizren. Një qen ka...
-
MPJ konfirmon se Gërvalla ishte në Washington, s’flet për takimet
Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka pranuar të flasë aktualisht mbi takimet ...