KFOR-i sqarohet për praninë e automjeteve dhe ushtarëve të tyre në oborrin e një kopshti fëmijësh në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus
21:54 | 07 December 2022
KFOR’i ka reaguar pasi gjatë ditës së sotme u raportua se pjesëtarë të KFOR-it ishin futur në oborrin e një kopshti fëmijësh në Leposaviq.
Lidhur më këtë, KFOR’i përmes një komunikate për media bëri të ditur se patrulla e KFOR’it, gjatë një detyre, ka hyrë aksidentalisht në një parking të një kopshti në Leposaviq.
“Sot patrulla e KFOR-it – Komanda Rajonale Lindore nga SHBA-ja ka kryer një detyrë operative të sigurisë dhe aksidentalisht ka hyrë me veturat e saj në një parking të një kopshti në Leposaviq. Derisa janë përpjekur të arrinin në pikën e rekomanduar të vëzhgimit, rastësisht u kthyen në rrugën e gabuar, e cila doli rrugë pa krye”, thuhet në njoftimin e tyre.
Si pasojë e gabimit të rrugës, KFOR ka kërkuar që të futeshin në parking të kopshtit për t’u kthyer prapa.
“Duke qenë se rruga përfundoi papritur, ata kërkuan të futeshin në parkingun e kopshtit pranë për t’u kthyer nga kishin ardhur. Për shkak të pengesës gjuhësore, patrulla nuk ishte në gjendje të komunikonte qëllimet e tyre të pafajshme për të kërkuar hapjen e portës që ata të kthenin automjetet e tyre. Ndodhia aksidentale dhe konfuzioni zgjati më pak se 10 minuta në total”, thuhet në komunikatën e tyre.
Tutje në komunikatë potencohet se një ushtar me pushkë doli në parking për të ndihmuar shoferin dhe nga pamundësia për komunikim, ka pasur përceptim të frikshëm nga stafi i kopshtit i cili po ashtu trembi disa fëmijë në shkollë.
“Për shkak të rritjes së qëndrimit në mbrojtje nga ngjarjet që ndodhën një ditë më parë me pajisje shpërthyese në dhe rreth komunave përreth, një ushtar i veshur me parzmore dhe me pushkë doli nga automjeti në parking për të ndihmuar shoferin dhe për të parandaluar çdo dëmtim të pronës apo automjeteve përreth shkollës. Me pamundësinë për të komunikuar në mënyrë efektive atë që po bënin, pati një perceptim të frikshëm nga stafi i kopshtit, i cili gjithashtu trembi disa nga fëmijët në shkollë”, shtoi KFOR, duke kërkuar ndjesë për keqkuptimin e krijuar.
“Na vjen keq për çdo keqkuptim dhe kërkojmë ndjesë nëse kemi penguar aktivitetet e kopshtit. Ne duam t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i do të veprojë dhe po vepron gjithmonë për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës”.

Të tjera
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...
-
Konjufca: Zyrtarët nga Washingtoni e Brukseli kanë dalë prej binarëve të planit, e kanë Asociacionin në qendër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendë...
-
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formim...
-
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Raportet përfundimtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të...
-
Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Çfarë ka ndodhur me objektin e qeverisë që ndodhet në “Gërmi”, supozohej të ishte Qendër Protokollare
Edhe pas 15 viteve, ende ka mbetur pa u përfunduar Shtëpia e Protokollit në p...